Pema e Krishtlindjes mbërrin në Shtëpinë e Bardhë! Atmosferë festive në rezidencën presidenciale amerikane

Pema zyrtare e Krishtlindjes mbërriti në ambientet e Shtëpisë së Bardhë me një karrocë të tërhequr nga kuajt, ndërsa banda e Trupave të Marinës së SHBA-së interpretoi këngën tradicionale “O Christmas Tree”.

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, mirëpriti të hënën, më 23 nëntor, pemën zyrtare të Krishtlindjes, duke shënuar keshtu nisjen e përgatitjeve për festat e fundvitit.

Bëhet fjalë për një bredh konkolor, rreth 5,5 metra të lartë, i cili vjen nga ferma Silent Night Evergreens, në pronësi të familjes Chapman, në qytetin Endeavor të shtetit Wisconsin.

Pema do të vendoset në Dhomën Blu të Shtëpisë së Bardhë, ku do të qëndrojë gjatë gjithë sezonit festiv.

Ajo u përzgjodh zyrtarisht më 21 shtator 2026. Kjo është hera e katërt që ferma e familjes Chapman nderohet me mundësinë për të furnizuar Shtëpinë e Bardhë me pemën zyrtare të Krishtlindjes, pas viteve 1998, 2003 dhe 2017.

Mbërritja e pemës është një nga traditat e përvitshme të Shtëpisë së Bardhë, që shënon fillimin e atmosferës festive në rezidencën presidenciale amerikane.

Prosit Librin Online