Egjipt: Ligjvënësit amerikanë kërkojnë lirimin e të konvertuarit në krishterim që rrezikon dënimin me vdekje

Të gjithë duhet të jemi të lirë të zgjedhim besimin tonë, pa frikë nga persekutimi, kërcënimet apo ndëshkimi. Liria e besimit është një e drejtë themelore e çdo njeriu.  Por në disa vende të botës, kjo e drejtë ende mohohet.

Said Abdelrazek, një shtetas egjiptian që është konvertuar nga islami në krishterim, mbahet në burg që prej korrikut 2025 dhe përballet me mundësinë e dënimit maksimal, përfshirë dënimin me vdekje.

Zhvillimi më i fundit në çështjen e tij është një letër e datës 19 nëntor 2026, përmes së cilës gjashtë ligjvënës amerikanë, mes tyre kongresmeni Riley Moore, i kërkojnë presidentit egjiptian Abdel Fattah el-Sisi, lirimin e tij.

Forcat egjiptiane të sigurisë e arrestuan Said Abdelrazek, më 15 korrik 2025, në banesën e tij në Kajro, pasi ai kishte rifilluar të publikonte në rrjetet sociale për besimin e tij të krishterë. Procesi gjyqësor nisi më 21 prill 2026, në gjykatën penale të Badr-it.

Më 3 nëntor 2026, prokuroria kërkoi dënimin maksimal. Sipas Komisionit Amerikan për Lirinë Fetare Ndërkombëtare (USCIRF), kërkesa përfshin burgim të përjetshëm ose dënim me vdekje.

Gjykata ende nuk ka dhënë vendim. Seanca e ardhshme është caktuar për 8 dhjetor 2026, kur pritet të paraqiten argumentet e mbrojtjes.

Prosit Librin Online