Avioni presidencial amerikan Air Force One, më 19 nëntor 2026, kreu fluturimin më të gjatë pa ndalesë në historinë e tij, duke udhëtuar për rreth 15 orë nga Kina drejt SHBA, pa u furnizuar me karburant gjatë rrugës.
Avioni, qe po transportonte Presidentin Donald Trump pas pjesëmarrjes së tij në samitin e APEC-ut dhe vizitës zyrtare në Azi, u nis nga Kina dhe mbërriti në bazën ajrore Joint Base Andrews, në Maryland.
Sipas të dhenave avioni përshkoi përafërsisht 13,975 kilometra, duke kaluar mbi Japoni, Alaskë dhe Kanada përpara se të mbërrinte në Shtetet e Bashkuara.
Kjo arritje ishte veçanërisht e rëndësishme për shkak të peshës së avionit gjatë ngritjes. Në një kartë përkujtimore të fluturimit theksohej se, në momentin e nisjes, pesha e avionit ishte (rreth 453 tonë), duke e bërë këtë ngritjen më të rëndë në historinë e Forcave Ajrore të SHBA-së.
Air Force One bazohet në platformën Boeing 747-8, ndërsa versioni i ri presidencial VC-25B është projektuar për të kombinuar rrezen e gjatë të fluturimit dhe kapacitetet e një avioni të madh pasagjerësh me sisteme të specializuara komunikimi, sigurie dhe komandimi.
Fluturimi shënon një moment të veçantë në historinë e transportit ajror presidencial amerikan.














