Netanyahu i përgjigjet Eisenkotit: Po minimizon kërcënimet serioze ndaj Izraelit

Lideri i opozitës izraelite, Gadi Eisenkot, thotë se nuk sheh ndonjë “kërcënim të menjëhershëm” nga Irani.

“Kërcënimi iranian është kërcënimi më serioz për shtetin e Izraelit, por në këtë moment nuk shoh një kërcënim të drejtpërdrejtë dhe të menjëhershëm për shtetin e Izraelit, që do të kërkonte veprime përpara se të formohet një qeveri”, tha Eisenkot në një konferencë për shtyp.

“Kërcënimi më serioz nga Irani janë ato 440 kg uranium të pasuruar që ende nuk janë shkatërruar ose hequr. Ne duhet të përqendrohemi tek ato”, theksoi Eisenkot.

Ndërkohë Kryeministri në detyrë i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar për rrezikun e minimizimit të “kërcënimeve serioze dhe të rënda” me të cilat përballet Izraeli.

“Kushdo që i nënvlerëson ose i minimizon këto kërcënime të menjëhershme, serioze dhe të rënda që na rrethojnë, e bën këtë për arsye politike”, tha Netanyahu në një konferencë për shtyp në parlamentin e Izraelit, në të cilën bëri thirrje për një qeveri uniteti, ndërsa Eisenkot përpiqet të formojë një koalicion të ri qeverisës.

Prosit Librin Online