Stuhi në Brazil: 5 të vdekur, 265 të plagosur. Erërat deri 114 km/orë, dëmtuan mijëra banesa

Le të lutemi për të plagosurit dhe për të gjitha familjet e prekura në këtë fatkeqësi natyrore!

Një stuhi e fuqishme  goditi qytetin Tupanciretã, në shtetin Rio Grande do Sul, në jug të Brazilit në orët e para të 20 nëntorit 2026. 

Sipas bilancit zyrtar të publikuar sot më 23 nëntor nga Mbrojtja Civile e shtetit, 5 persona kanë humbur jetën, ndërsa 265 të tjerë u plagosen.

Erërat arritën deri në 114 km në orë, duke dëmtuar çatitë e mijëra banesave dhe duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike.

Dëme të konsiderueshme u raportuan edhe në 20 shkolla dhe në spitalin lokal. Për shkak të dëmtimit të çatisë së spitalit, pacientët u transferuan në qendra të tjera shëndetësore.

Sipas Mbrojtjes Civile, 19 780 banorë u detyruan të largoheshin nga banesat e tyre. Deri më 23 nëntor 2026, në qytet nuk ishte raportuar asnjë person i zhdukur.

Prosit Librin Online