Gospel News Albania

GospelNews Albania është një platformë dixhitale online themeluar për të raportuar në mënyrë të përgjegjshme dhe të besueshme ngjarjet që prekin komunitetin Ungjillor në Shqipëri, rajon dhe botë.

Portali publikon lajme të minutës së fundit, dëshmi dhe analiza mbi jetën dhe aktivitetet e komunitetit të krishterë, duke respektuar standardet më të larta redaktuese dhe procedurat e verifikimit të burimeve.

Në një kohë kur mediumet publikojnë përmbajtje sensacionale apo imazhe shqetësuese, GospelNews Albania ofron një alternative te re. Ne angazhohemi për gazetari me integritet, informojmë në mënyrë të saktë, ofrojmë kontekst të thelluar dhe promovojmë mesazhe shprese që ndikojnë pozitivisht në jetën publike dhe shpirtërore të komunitetit të krishterë dhe jo vetëm.

Misioni ynë është i qartë: Lajmi i mirë meriton te dēgjohet!

Isaia 52:7 Sa të bukura janë mbi malet këmbët e lajmëtarit që sjell lajme të mira që njofton paqen, që sjell lajme të bukura mbi gjëra të mira, që shpall shpëtimin, që i thotë Sionit: "Perëndia yt mbretëron!