Çfarë e mbajti gjallë 43 vjeçarin për 8 ditë, nën rrënojat e tërmetit?

Venezuelë: Mes rrënojave tërmetit në Venezuelë, lindën histori mrekullie. Tërmeti i fuqishëm që goditi Venezuelën më 24 qershor 2026, la pas një bilanc tragjik: mijëra viktima, të plagosur dhe familje të zhvendosura. Por mes dhimbjes u shënuan edhe momente që shumë i kanë cilësuar si mrekulli.

Njëri prej tyre është rasti i 21-vjeçarit Aaron Levi Cantillo Vargas, i cili u gjet i gjallë pas 106 orësh nën rrënojat e një ndërtese banim. Hernán Alberto Gil Flores, 43 vjeç që punonte si roje sigurie u nxor i gjallë pas më shumë se 100 orësh punë nga ekipet e shpëtimit.  Moises Calzadilla, 11 vjeç qëndroi nën rrënoja për rreth 70 orë. 

Mediat e huaja i bënë jehonë, rastit që me të vërtetë ishte një mrekulli me kohën më  të gjatë të qëndrimit nën rrënojat e tërmetit me magnitudë 7.5.  Hernán Alberto Gil Flores, 43 vjeçari u pikas pas 8 ditësh. Në një xhep ajri, forcat e shpëtimit i dhanë ujë dhe ushqim dhe pastaj arriten ta nxjerrin prej aty. 

Hernán Alberto Gil Flores deklaroi: Falenderoj Perëndinë që më dha një mundësi të dytë për të jetuar.  Bashkëshortja e tij u shpreh:  ‘‘I jam mirënjohëse Zotit që e mbajti gjallë për kaq ditë…. Kjo është vërtet një mrekulli.…´´

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), tërmeti i fuqishëm që goditi Venezuelën më 24 qershor 2026,  ishte një nga tërmetet më të fuqishme që ka goditur zonën në më shumë se një shekull.

Prosit Librin Online