Ethel Caterham, britanikja 117-vjeçare që mban rekordin Guinness si njeriu më i moshuar në botë, vazhdon të mahnisë me energjinë e saj për jetën. Ajo lindi në 21 gusht të vitit 1909.
Një nga deklaratat e saj më mbresëlënëse ishte: “Mezi pres të shoh çfarë do të sjellë viti i ardhshëm!” Kur festoi 117-vjetorin, më 21 gusht 2026 ajo i tha ABC News se vazhdonte të provonte gjëra të reja.
Në një deklaratë të publikuar diten e lindjes së saj, Caterham ia atribuoi jetëgjatësinë moderimit dhe shmangies së konflikteve. Sipas saj, e ka shijuar gjithçka në jetë, por gjithmonë me masë.
“Unë nuk grindem kurrë me askënd. I dëgjoj se çfarë kanë për të thënë dhe pastaj bëj si të dua”, është një nga këshillat e saj.
Edhe në një intervistë për BBC Radio Surrey, në vitin 2020, ajo tregoi se i kishte përballuar me qetësi si momentet e bukura, ashtu edhe periudhat e vështira.
Ndër këshillat e saj për një jetë të gjatë janë ruajtja e një qëndrimi pozitiv, shmangia e grindjeve dhe shijimi i gjërave pa e tepruar.
E pyetur për sekretin e jetëgjatësisë, Ethel Caterham pranoi se nuk ekziston vetëm një përgjigje e vetme.
Në moshën 117-vjeçare, mesazhi i saj mbetet i thjeshtë: jetojeni jetën me qetësi, pozitivitet dhe masë.














