Sa herë në ditë duhet t’i lajmë duart dhe pse rekomandohen të paktën 20 sekonda fërkim me sapun?

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve  (CDC – Centers for Disease Control and Prevention) rekomandojnë t’i fërkojmë duart me sapun për të paktën 20 sekonda, duke i pastruar edhe mes gishtave dhe nën thonj.

 Nuk ka një numër fiks sa herë në ditë. Sipas ekspertëve, lajini duart me ujë dhe sapun në momentet kur mikrobet përhapen më lehtë. Lani duart: Para se të hani ose të përgatisni ushqim, pas përdorimit të tualetit ose ndërrimit të pelenave, pasi të kolliteni, të teshtini ose të fryni hundët dhe gjithashtu edhe pasi të prekni kafshë, ushqimin e tyre ose mbeturina.

Një analizë e 26 studimeve me mbi 161 mijë pjesëmarrës, e botuar në The Lancet , gjeti se programet që nxitën larjen e duarve me sapun ulën me 17% rrezikun e infeksioneve akute të frymëmarrjes.

Studimet u zhvilluan në vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Studiuesit analizuan veçmas edhe infeksionet e rrugëve të sipërme dhe të poshtme të frymëmarrjes.

Në grupet ku u promovua larja e duarve me sapun, rreziku ishte 26% më i ulët për infeksionet e rrugëve të sipërme dhe 22% më i ulët për ato të rrugëve të poshtme, krahasuar me grupet ku nuk pati një program të tillë.

Mesazhi i ekspertëve është i qartë: 20 sekonda me sapun mund të bëjnë një ndryshim të madh në mbrojtjen e shëndetit tuaj dhe të familjes.

Prosit Librin Online