Studimi në SHBA: Çiftet që praktikojnë besimin e krishterë raportojnë martesa më të qëndrueshme

Praktikimi i besimit të krishterë lidhet me martesa më të lumtura dhe më të qëndrueshme. Këtë lidhje evidenton studimi amerikan i shtatorit 2026, “The Devout Difference: Religion, Marital Quality, and Sex Among Americans”.

Raporti u publikua nga Institute for Family Studies (IFS) dhe analizoi të dhëna për amerikanët, veçanërisht katolikët dhe protestantët.

Sipas autorëve të studimit, pjesëmarrja në kishë, lutja e përditshme, përkushtimi ndaj martesës dhe vlerat e përbashkëta lidhen me rezultate më pozitive martesore.

Ndër gjetjet kryesore të raportit veçohen:

1. Lumturia martesore: Besimtarët praktikantë raportojnë nivele më të larta kënaqësie në martesë.

2. Lutja e përditshme: Lidhet me një qëndrueshmëri më të lartë të përceptuar në martesë.

3. Divorcin dhe ndarjen: Pjesëmarrja e rregullt në kishë shoqërohet me norma më të ulëta të divorcit ose ndarjes

4. Vlerat e përbashkëta: Përputhja e vlerave midis bashkëshortëve është një faktor i rëndësishëm për cilësinë e marrëdhënies.

Raporti konstatoi se amerikanët që frekuentojnë rregullisht kishën kanë më pak gjasa të kenë përjetuar divorc, ndërsa lutja e përditshme lidhet me kënaqësi dhe qëndrueshmëri më të lartë të perceptuar në martesë.

Bashkëshortët me vlera të përbashkëta kishin një probabilitet të parashikuar prej 78% për një martesë të lumtur, krahasuar me 36% për ata që nuk ndanin vlera të ngjashme.

Burimi: Institute for Family Studies (IFS), “The Devout Difference”, 2026.

Prosit Librin Online