NASA po kërkon profesionistë të rinj, për ti nisur drejt hapsirës. A do të ketë të guximshëm për të ikur drejt Hënës dhe Marsit?

NASA ka hapur një fushatë të re rekrutimi për astronautët e ardhshëm. Cilët kandidatë do të përzgjidhen? A do të ketë të guximshëm për tu nisur drejt hapsirës?

NASA paralajmëron se misionet mund të zgjasin 12 muaj ose më shumë, duke përfshirë izolim ekstrem, kushte të vështira jetese dhe qëndrim larg familjarëve dhe njerëzve të dashur.

Agjensia Amerikane e Hapsirës, ka ofruar një pagë vjetore prej 164,395 dollarësh për kandidatët që do të bëhen pjesë e misioneve të ardhshme hapësinore. Të përzgjedhurit do të përfshihen në programet për rikthimin e njeriut në Hënë, ndërtimin e një baze hënore dhe përgatitjen e misioneve të para me ekuipazh drejt Marsit.

“Dritarja është e hapur. Misioni po pret. Dhe e vetmja gjë që mungon në aventurën më të madhe në të cilën është përfshirë ndonjëherë njerëzimi, je ti”, deklaroi zv.administratori i NASA-s, Matt Anderson.

Sipas njoftimit, aplikimet do të pranohen deri më 3 dhjetor, në orën 23:59 sipas orës lindore të SHBA-së. Paga vjetore e ofruar është 164,395 dollarë, më shumë se dyfishi i pagës mesatare vjetore kombëtare në SHBA, e cila sipas të dhënave të përmendura në njoftim është 64,220 dollarë.

Kandidatët duhet të jenë shtetas amerikanë dhe të kenë një diplomë master në një nga fushat STEM, si inxhinieria, shkencat biologjike, shkencat fizike ose informatika, të marrë në një institucion të akredituar.

Ata duhet gjithashtu të kalojnë testet fizike të NASA-s për fluturime hapësinore me kohëzgjatje të gjatë dhe të dëshmojnë aftësi të forta në drejtim, bashkëpunim në grup dhe komunikim.

Prosit Librin Online