Një qendër e krishterë rehabilitimi në Kazakistanin Lindor është rihapur për të vazhduar shërbesën e saj, pas tetë vitesh mbylljeje.
Në krye të kësaj veprimtarie, në një rajon të prekur rëndë nga varësitë, qëndron një shërbëtor i përkushtuar dhe i palodhur i Krishtit, jeta e të cilit u transformua nga varësia e rëndë ndaj drogës dhe alkoolit përmes shërbesës së një qendre të tillë rehabilitimi.
Në moshën 29-vjeçare, jeta e Amirit, ishte rrënuar. I prekur rëndë nga abuzimi me alkoolin dhe drogën, ai peshonte më pak se 60 kilogramë. Ishte në gjendje të rëndë fizike, i pastrehë dhe pa shpresë.
Më pas, gjatë qëndrimit në një qendër të krishterë rehabilitimi, ai u përball me mesazhin e Ungjillit, u pendua për mëkatet e tij dhe u bë një njeri i transformuar.
Pothuajse menjëherë, ai filloi të dëshmonte për Krishtin, duke ndier një barrë të veçantë në zemër për ata që ishin të lidhur nga zinxhirët e varësisë.
Së bashku me bashkëshorten, Amiri është përfshirë në një sërë shërbesash të Ungjillit, përtej qendrës së rehabilitimit. Ai ofron ndihmë dhe mbështetje për njerëzit që jetojnë në varfëri, të pastrehët, jetimët dhe personat që marrin kujdes në qendra për të sëmurët në fazat e fundit të jetës.
Qëllimi i tij është t’i drejtojë njerëzit e humbur te Jezu Krishti, sepse nga përvoja e tij, ky emër mund të transformojë edhe jetët më të rrënuara.
Burimi: Evangelicals Now / Slavic Gospel Association (SGA).














