Karl Bushby kthehet në shtëpi pasi përshkoi botën në këmbë dhe me not ! 28 vite udhëtim

Udhëtari britanik Karl Bushby, 57 vjeç, u kthye në shtëpinë e tij në Hull të Anglisë më 2 nëntor 2026, pas një udhëtimi që zgjati 28 vjet.

Ai u nis më 1 nëntor 1998 nga Puntas Arena, Kili. Përshkoi rreth 50 mijë kilometra, në 30 shtete dhe katër kontinente. Kaloi Ngushticën e Beringut mbi akull. Përshkoi me not Detin Kaspik dhe Kanalin Anglez. Udhëtari britanik nuk përdori mjete transporti për të përparuar në itinerarin e tij.

Takimi më emocionues ishte me nënën e tij, përpara shtëpisë ku ishte rritur. Nëna e tij, Angela Bushby, 75 vjeçe, e përqafoi mes lotësh. Djali i tij, Adam, 36 vjeç, ishte vetëm 8 vjeç kur i ati nisi udhëtimin.

Qindra qytetarë, e pritën me duartrokitje në qendër të qytetit ku kryebashkiakja e Hull, Maria Coward, organizoi  një pritje zyrtare. Në qendër të qytetit ishin mbledhur deri në 1,000 njerëz që e priten me duartrokitje.

Karl Bushby, pas kthimit në shtëpi më 2 nëntor 2026, falënderoi njerëzit që e ndihmuan gjatë udhëtimit 28-vjeçar dhe theksoi se njerëzit shpesh i nënvlerësojnë aftësitë e tyre.Ai foli gjithashtu për emocionet e ribashkimit me familjen dhe planet për të ardhmen.

“Nuk e bëra këtë i vetëm. Ishte një ekip i madh. Ekipi  më i madh: e gjithë bota”- deklaroi

Bushby. Ai shpjegoi se njerëz të panjohur dhe mbështetës nga vende të ndryshme e ndihmuan të përballonte pengesat dhe të kthehej në shtëpi.

Foto: Hullian111 / Wikimedia Commons / CC BY-SA 4.0

Prosit Librin Online