Mbi 300 të krishterë të vrare në Republikën Demokratike të Kongos qershor- shtator 2026

Më shumë se 300 të krishterë janë vrarë nga militantë islamistë në Republikën Demokratike të Kongos gjatë periudhës qershor-shtator 2026, sipas një raportimi të organizatës amerikane American Center for Law and Justice (ACLJ), publikuar më 2 tetor 2026.

Në njoftimin e nënshkruar nga drejtori ekzekutiv Jordan Sekulow, organizata raporton gjithashtu për rrëmbime dhe sulme ndaj banorëve të fshatrave. Ajo përmend disa masakra, përfshirë vrasjen e dhjetëra personave gjatë një funerali në fillim të shtatorit.

ACLJ bën të ditur se e ka ngritur çështjen e përndjekjes së të krishterëve në Afrikë edhe përpara Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Sipas organizatës, shqetësimet për situatën u janë përcjellë gjithashtu presidentit amerikan Donald Trump, Kongresit dhe sekretarit të Shtetit Marco Rubio.

Në një postim të mëvonshëm, më 21 nëntor 2026, ACLJ tërhoqi vëmendjen edhe te sulmet ndaj të krishterëve në Nigeri, Mozambik dhe Etiopi, duke bërë thirrje për mbrojtjen e komuniteteve të krishtera në këto vende.

Përmes një peticioni për situatën në Kongo, organizata kërkon që përgjegjësit për vrasjet të nxirren para drejtësisë dhe që komunitetet e krishtera të mbrohen nga sulme të tjera.

Prosit Librin Online