Skiatorja Lara Colturi e cila përfaqëson ngjyrat kuqezi, për herë të parë, ka arritur të triumfojë në një garë të Kupës së Botës, teksa zuri vendin e parë në Slalom-in e Austrisë.
Në pistën e Gurgl, në lëshimin e parë, Colturi u rendit e dyta me vetëm 24 të qindtat pas Anna Larsson. Mirëpo skiatorja e Shqipërisë rikuperoi në lëshimin e dytë kundrejt suedezes, duke shkuar drejt rezultatit historik. Colturi në lëshimin e dytë u rendit e treta, por rikuperoi shumë ndaj Larsson e cila u rendit e 10-a.
20 vjeçarja Lara Colturi e mbylli garën me kohën 1:45.47, duke lënë pas Sara Hector me 27 të qindtat dhe Anna Larsson me 30 të qindtat.
Me këtë sukses skiatorja e Shqipërisë arriti një tjetër rezultat historik, pasi për herë të parë edhe kryesimin e renditjes së përgjithshme të Kupës së Botës.
Lara Colturi ka lindur në Torino të Italisë. Ajo është rritur në Piemonte, në një familje të lidhur ngushtë me sportin e skive. Sportistja është vajza e Daniela Ceccarellit, kampiones olimpike të Italisë në Super G në Lojërat Olimpike Dimëroret e vitit 2002.














