Komisioni Evropian akuzon TikTok-un për dështim në mbrojtjen e shëndetit mendor të përdoruesve

Komisioni Europian ka ngritur akuza ndaj TikTok për shkelje të rregullave të Bashkimit Europian, duke vlerësuar se algoritmet e platformës i mbajnë përdoruesit të ekspozuar ndaj një fluksi të pandërprerë videosh të ngjashme, edhe kur përmbajtja mund të ketë ndikim negativ tek ata.

TikTok ukuzohet për dështim në mbrojtjen e shëndetit mendor të përdoruesve duke i ekspozuar ata ndaj një rrjedhe të pandërprerë përmbajtjeje që rrezikon të përkeqësojë çrregullimet e të ngrënit dhe ankthin.

Duke lëshuar një vendim paraprak rregullatori i BE-së tha se algoritmi i TikTok “mund të jetë i dëmshëm”.

Platforma e videove të shkurtra në pronësi kineze, e cila ka 189 milionë përdorues në BE, u zbulua se nuk kishte arritur të parandalonte që përdoruesve t’u shfaqej përmbajtje përsëritëse mbi tema të tilla si imazhi i trupit ose izolimi, të cilat mund të çojnë në ankth, trishtim, përkeqësim të çrregullimeve ekzistuese të të ngrënit ose probleme të shëndetit mendor.

Zyrtarja kryesore e Komisionit Evropian për politikat teknologjike, Henna Virkkunen.

Tha se “TikTok duhet të shtojë përpjekjet e tij për të mbrojtur mirëqenien e përdoruesve, përfshirë ato të të miturve.”

Në përgjigje, një zëdhënës i TikTok tha: “Komisioni ka bërë një sërë deklaratash që janë thelbësisht të pasakta dhe shtrembërojnë arkitekturën e platformës sonë dhe angazhimin tonë për sigurinë e përdoruesve.”

Kompania argumenton se politikat e saj ndalojnë përmbajtjen që promovon çrregullime të të ngrënit dhe sjellje të rrezikshme për menaxhimin e peshës. Gjithashtu, ajo thotë se më shumë se 79 milionë përdorues në BE përdorën filtrat e saj “nuk jam i interesuar” ose fjalë kyçe për të eliminuar përmbajtjen e padëshiruar në gjashtë muajt e parë të vitit 2026.

Prosit Librin Online