Studimi i ri: Ndikimi i Bibles në mirëqenie, krahasohet me ushtrimet dhe meditimin!

Sipas një studimi nga American Bible Society, lidhja e Biblës me uljen e stresit, ankthit dhe vetmisë është më e fortë se ajo e meditimit, kalimit të kohës me një mik, madje edhe e aktivitetit fizik. Shoqata Biblike Amerikane publikoi  kapitullin e katërt të raportit të saj  “Gjendja e Biblës” (State of the Bible), i cili paraqet të dhëna mbi kujdesin ndaj vetes dhe mirëqenien në Shtetet e Bashkuara.

Ky kapitull shqyrton 5 aktivitete specifike të kujdesit ndaj vetes: aktivitetin fizik, kalimin e kohës me një mik, vullnetarizmin, meditimin dhe lutjen, dhe analizon se si këto sjellje ndikojnë te stresi, ankthi dhe vetmia. Ai gjithashtu paraqet ndikimin transformues që angazhimi me Biblën ka në mirëqenien e një personi.

“Hulumtimi ynë konfirmon se të gjitha gjërat që njerëzit bëjnë për të përmirësuar mirëqenien e tyre të përgjithshme, ushtrimet fizike, takimet me miqtë dhe të tjera të ngjashme, janë të lidhura statistikisht me një jetë më të plotë. E njëjta gjë vlen edhe për leximin e Biblës,” thotë John Farquhar Plake, Drejtor i Inovacionit në Shoqatën Biblike Amerikane dhe kryeredaktor i serisë “State of the Bible”.

Sipas raportit, ata që vazhdojnë të kthehen te Shkrimi i Shenjtë gjejnë siguri në kohë stresuese, shpresë për të ardhmen dhe një marrëdhënie gjithnjë e më të thellë me Perëndinë, i cili i njeh nga afër dhe i do thellësisht.”Gjetjet e raportit “Gjendja e Biblës” bazohen në një sondazh përfaqësues në nivel kombëtar, të kryer për Shoqatën Biblike Amerikane nga NORC në Universitetin e Çikagos.

Të dhënat u morën nga 2.656 intervista online me të rritur amerikanë në të 50 shtetet dhe në Distriktin e Kolumbias në një periudhë kohore nga 2 deri më 21 janar 2025.

Mes shumë pikave të sondazhit, 94% e njerëzve që lexojnë Biblën çdo ditë raportojnë se përjetojnë vetëdijen se Perëndia kujdeset thellësisht për vuajtjet e tyre, krahasuar me vetëm 53% të atyre që e lexojnë Biblën një herë në muaj.

Prosit Librin Online