Rreth 220 milionë të krishterë në botë janë të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj përndjekjes për shkak të besimit

Sipas organizatës ndërkombëtare Aid to the Church in Need, rreth 220 milionë të krishterë në botë janë të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj përndjekjes. Organizata vlerëson gjithashtu se 413 milionë të krishterë jetojnë në vende ku ndodhin shkelje të rënda të lirisë fetare.

Raporti i publikuar më 27 tetor 2026, shqyrtoi situatën nga gushti 2024 deri në qershor 2026 në 18 vende ku shkeljet e lirisë fetare ndaj të krishterëve përbëjnë shqetësim të veçantë.

Raporti dokumenton mbyllje kishash dhe kufizime të përmbajtjes fetare në internet në Kinë, shtim të arrestimeve të të krishterëve në Iran dhe sekuestrim të institucioneve kishtare në Nikaragua. Dhuna ekstremiste dhe shtypja nga qeveritë autoritare janë ndër faktorët që raporti lidh me përkeqësimin e situatës.

Sipas raportit në Nigeri të paktën 1 milion të krishterë ishin mes më shumë se 3,5 milionë personave të zhvendosur brenda vendit. Në Sudan më  shumë se 100 kisha janë dëmtuar ose shkatërruar gjatë luftës civile ndërsa në Indi në vitin 2025 u regjistruan mbi 700 incidente dhune ndaj të krishterëve.

Një nga dëshmitë e përfshira në raport është ajo e Solomon Akos, një i krishterë 33-vjeçar nga Nigeria veriore. Ai i tregoi organizatës Aid to the Church in Need se militantët e rrëmbyen gjatë një sulmi në fshatin e tij. Sipas Akos, rrëmbyesit u kërkuan pengjeve të ndryshonin besimin dhe nisën t’i rrihnin kur ata refuzuan.

Prosit Librin Online