“Shkenca zbulon ndikimin e lutjes në trurin e njeriut: Çfarë tregojnë studimet?” 

Shkencëtarët kanë analizuar 105 studime mbi lutjen dhe praktikat e tjera shpirtërore. të realizuara gjatë periudhës 1998-2026. Studimi është publikuar në revistën shkencore Brain and Behavior. 

Nga 105 studimet e analizuara, 21 u përqendruan te lutja dhe praktikat e devocionit fetar, duke shqyrtuar ndikimin e tyre në aktivitetin e trurit.

Rezultatet treguan se gjatë lutjes aktivizohen zona të trurit që lidhen me marrëdhëniet shoqërore, ndërsa praktikat e tjera shpirtërore shoqërohen me ndryshime në aktivitetin e rrjeteve nervore përgjegjëse për vëmendjen, përqendrimin dhe rregullimin e emocioneve.

Gjithashtu, disa studime kanë identifikuar ndryshime në strukturën e trurit te personat që praktikojnë rregullisht aktivitete shpirtërore, duke sugjeruar një lidhje të mundshme me neuroplasticitetin, aftësinë e trurit për t’u përshtatur dhe ndryshuar.

Studiuesit evidentuan edhe lidhje të mundshme ndërmjet praktikave shpirtërore dhe mirëqenies psikologjike, megjithëse theksohet nevoja për kërkime të mëtejshme.

Gjetjet tregojnë se lutja dhe praktikat shpirtërore nuk janë vetëm përvoja personale, por shoqërohen edhe me procese të matshme në aktivitetin e trurit.

Prosit Librin Online