Takimet ungjillëzuese me studentë vijojnë në universitetet amerikane. 329 studentë ia kushtuan jetën Krishtit gjatë një rizgjimi shpirtëror në Universitetin Belmont në SHBA. Mbrëmjen e 10 nëntorit 2026, mijëra studentë u mblodhën në Nashville, në shtetin e Tenesit, gjatë një aktiviteti ungjillëzues që shërbesa UniteUS organizoi për ta.
‘‘Për qindra studentë, shprehja “nata kur ia dhashë jetën Jezusit” do të nënkuptojë përgjithmonë mbrëmjen e djeshme në Nashville. Ende s’na besohet! ”- shkruan UniteUS në një postim në rrjetet sociale.
Në këtë mbrëmje të fuqishme, në Qendrën Fisher për Artet Skenike të Universitetit Belmont studentët u mblodhën për të adhuruar. Adhurimin e udhëhoqi grupi Circuit Riders, ndërsa Tonya Prewett dhe Grant Troutt predikuan.
UniteUS i tha CBN News se, deri në fund të mbrëmjes, 329 persona kishin vendosur të ndiqnin Krishtin. Menjëherë pas takimit, disa studentë u pagëzuan jashtë sallës.
‘‘Faleminderit, Zot Jezus, që veprove me fuqi mbrëmë! Sa i bukur është emri yt! ” – komentoi në internet një student i Universitetit Belmont.
Një tjetër mbështetës i shërbesës tha për mbrëmjen: ‘‘Ky brez i ri është i veçantë! I uritur për Jezusin ”.
Në një postim, UniteUS shkroi: ‘‘Nashville, po lutemi që këto histori të përhapen. Të mbërrijnë në klasat e mësimit, në rrethet e miqve dhe në familje. Urojmë që edhe njerëzit që s’ishin fare në sallë ta njohin Jezusin përmes asaj që Ai bëri këtu”.
Shërbesa UniteUS, ka raportuar se Fryma e Shenjtë ka vepruar me fuqi gjatë gjithë semestrit të vjeshtës dhe se mijëra njerëz i janë kthyer Krishtit në Universitetin Pepperdine, Universitetin e Miamit, Universitetin Shtetëror Appalachian dhe Universitetin e Alabamës së Jugut.
Burimi: CBN News














