Më shumë se 388 milionë të krishterë në mbarë botën po përballen me nivele të larta persekutimi ose diskriminimi për shkak të besimit të tyre. Kjo do të thotë se më shumë se 1 në 7 të krishterë po përballet me persekutim, një rritje krahasuar me vitin 2025.
Shifrat janë bërë publike në raportin World Watch List 2026. Vendet ku ndjekja e Jezusit konsiderohet më e rrezikshme janë: Korea e Veriut, Somalia, Yemen, Sudan, Eritrea, Syria, Nigeria, Pakistan, Libya dhe Iran.
Sipas raportit World Watch List 2026 të organizatës Open Doors, gjatë periudhës së raportimit janë dokumentuar 4.849 të krishterë të vrarë për shkak të besimit të tyre, nga të cilët 3.490 në Nigeri. Raporti evidenton gjithashtu zhvendosjen e mbi 224 mijë besimtarëve dhe përkeqësimin e situatës në Siri, e cila është ngjitur në vendin e gjashtë të vendeve ku të krishterët përballen me persekutimin më të rëndë.
Organizatat e krishtera dhe ekspertë ndërkombëtarë po bëjnë thirrje për mbrojtje më të madhe të lirisë fetare dhe për lutje për besimtarët që jetojnë nën kërcënim të vazhdueshëm.
Krahasuar me raportin e mëparshëm, numri i të krishterëve të vrarë për shkak të besimit është rritur nga 4.476 në 4.849. Kjo rritje tregon se dhuna dhe persekutimi fetar vazhdojnë të mbeten shqetësime serioze në shumë vende të botës.














