Komisioni për të Drejtat e Njeriut ‘‘Tom Lantos” i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së do të mbajë të mërkurën, më 18 nëntor 2026, një seancë dëgjimore për përndjekjen e të krishterëve në botë. Seanca do të drejtohet nga kongresmeni Chris Smith dhe është planifikuar për në orën 20:30 me orën e Shqipërisë.
Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, dëshmitarët do të shqyrtojnë se ku po shtohet përndjekja, kush është përgjegjës dhe si po reagojnë kishat, organizatat e shoqërisë civile dhe qeveritë. Diskutimi do të trajtojë edhe masat që mund të marrin Shtetet e Bashkuara për të mbrojtur lirinë e besimit.
Komisioni përmend kufizimet e praktikimit të besimit, mbikëqyrjen dhe burgosjen e besimtarëve e të drejtuesve fetarë, si edhe dhunën dhe kërcënimet nga grupet ekstremiste. Dëshmitarët do të flasin edhe për ndihmën ndaj viktimave dhe për mënyrat se si autorët mund të mbahen përgjegjës.
Mes dëshmitarëve të njoftuar janë përfaqësues të Institutit për Lirinë Fetare, Christian Solidarity International dhe World Relief.














