Bashkia e Jerusalemit, në bashkëpunim me Institutin për Politikat e Popullit Hebre (JPPI), ka krijuar një forum të posaçëm për të trajtuar ngacmimet dhe sulmet ndaj komuniteteve të krishtera në qytet.
Takimi i parë u zhvillua më 3 nëntor 2026, nën drejtimin e kryebashkiakut Moshe Lion. Në të morën pjesë drejtues të kishave të krishtera, përfaqësues të Vatikanit, zyrtarë të lartë të policisë izraelite, përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë dhe organizata të shoqërisë civile
Nisma vjen pas raportimeve të vazhdueshme për ngacmime ndaj të krishterëve në Jerusalem, përfshirë fyerjet, dëmtimin e simboleve të krishtera dhe sulmet fizike.
Palet propozuan: Takime të rregullta dy herë në vit ndërmjet autoriteteve dhe përfaqësuesve të kishave. Komunikim i drejtpërdrejtë me institucionet për reagim të shpejtë ndaj incidenteve. Shqyrtim i ndryshimeve ligjore për të lehtësuar ndjekjen penale të autorëve të sulmeve si dhe programe edukative për njohjen dhe respektimin e komuniteteve të ndryshme fetare të Jerusalemit.
Kryebashkiaku Moshe Lion deklaroi se do të ketë tolerancë zero ndaj dhunës, duke theksuar se siguria e çdo banori është thelbësore për qytetin.














