Bullgaria ka nevojë për lutje. Aksident tragjik në austostradë me viktima e të plagosur. Mjegulla e dendur, zuri në befasi drejtuesit e mjeteve

Aksident tragjik në autostradën A1 në lindje të Bullgarisë, 11 persona kanë humbur jetën dhe 50 të tjerë janë plagosur.

Sipas agjensisë së lajmeve Reuters, dhjetëra automjete janë përplasur në të dyja anët e autostradës që lidh kryeqytetin Sofje me qytetin bregdetar të Burgasit, në një zonë të mbuluar nga mjegulla.

Sipas raporteve zyrtare, shkak kryesor dyshohet të ketë qenë mjegulla e dendur, e cila uli shikueshmërinë në vetëm rreth 30 metra, duke zënë në befasi drejtuesit e mjeteve.

Shumë prej automjeteve janë shkatërruar, janë përmbysur ose kanë dalë nga rruga. Ekipet e emergjencës, zjarrfikësit dhe helikopterët mjekësorë u mobilizuan menjëherë për të nxjerrë pasagjerët e bllokuar nën rrënojat e mjeteve. Të lënduarit u dërguan me urgjencë në spitalet e Jambolit dhe Slivenit, ku disa prej tyre ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Kryeministri bullgar Rumen Radev e cilësoi ngjarjen si një “tragjedi”. Ai bëri të ditur se kishte vënë në dispozicion avionë për evakuimin e të plagosurve dhe se planifikonte të vizitonte vendin e aksidentit.

Le të lutemi dhe të jemi pranë familjarëve të viktimave në këtë ditë tragjike. GNA News

Prosit Librin Online