“Bota po plaket! A do të ketë pasoja ky ndryshim demografik?”

Një raport i ri ndërkombëtar zbulon ndryshime të mëdha demografike në botë, ku plakja e popullsisë dhe rënia e lindshmërisë po bëhen gjithnjë e më të dukshme.

Sipas raportit të publikuar më 20 tetor 2026 nga Population Reference Bureau (PRB), mbi 2.8 miliardë njerëz jetojnë në vende dhe territore ku personat mbi 65 vjeç janë më të shumtë se fëmijët nën moshën 15-vjeçare.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se mbi 70% e popullsisë botërore jeton në 121 vende dhe territore ku lindshmëria është në nivelin e nevojshëm për zëvendësimin e brezave ose më poshtë.

Japonia është një nga shembujt më të qartë të këtij ndryshimi. Rreth 29% e popullsisë së saj është mbi 65 vjeç, ndërsa vetëm 11% janë fëmijë nën 15 vjeç.

Megjithatë, pavarësisht rënies së lindshmërisë në shumë vende, popullsia globale parashikohet të rritet nga 8.2 miliardë në vitin 2026 në 9.6 miliardë në vitin 2050. Ekspertët theksojnë se plakja e popullsisë lidhet me uljen e lindshmërisë dhe rritjen e jetëgjatësisë, duke sjellë sfida të reja për ekonominë, sistemet shëndetësore dhe pensionet.

Raporti dëshmon se bota po përjeton një transformim të rëndësishëm demografik, pasojat e të cilit pritet të ndikojnë në shoqëri

Prosit Librin Online