A është gjithmonë më mirë të flemë në një dhomë të ftohtë? Çfarë zbulon studimi shkencor

Me uljen e temperaturave, kushtet në dhomën e gjumit mund të ndikojnë në cilësinë e pushimit gjatë natës. Ndjenja e të ftohtit në dhomë mund të shkaktojë vështirësi për të fjetur dhe gjumë më pak cilësor. Një studim i publikuar në revistën shkencore Nagoya Journal of Medical Science ka gjetur se personat që ndienin të ftohtë në dhomën e gjumit raportonin më shumë probleme me cilësinë e gjumit. Studimi u krye me 2193 persona pjesëmarrës.

Në fakt, një dhomë e freskët mund ta favorizojë gjumin, por kur temperatura është tepër e ulët dhe ndiejmë të ftohtë, cilësia e gjumit mund të përkeqësohet.

Pra, studimi nuk e kundërshton idenë se freskia ndihmon gjumin. Ai tregon se edhe i ftohti i tepërt mund të jetë problem. Bazuar në gjetjet e studimit dhe rekomandimet për një ambient të shëndetshëm këshillohet:

1.Të shmanget temperatura tepër e ulët në dhomën e gjumit.

2.Të mbahet një temperaturë e rehatshme, 18°C, sipas OBSH, si temperaturë minimale orientuese për ambjentet e brëndshme.

3.Të përdoren batanije dhe veshje të përshtatshme gjatë natës.

4.Të sigurohet izolim i mirë i dhomës për të shmangur humbjen e nxehtësisë.

5.Temperatura të përshtatet sipas nevojave individuale.

Studiuesit theksojnë se temperatura ideale ndryshon nga personi në person, por një ambient i rehatshëm ndihmon në përmirësimin e gjumit dhe pushimit gjatë natës.

Prosit Librin Online