Si ta përballoni ankthin gjatë fluturimit? Këshilla nga një stjuardesë

Për shumë njerëz, udhëtimi me avion shoqërohet me ankth dhe pasiguri, veçanërisht gjatë ngritjes, turbulencave apo para nisjes.

Në një shkrim të botuar në Yahoo Life, stjuardesa e Air Canada, Pam Huynh, ndan disa këshilla praktike për pasagjerët që përjetojnë ankth gjatë udhëtimit me avion.

1. Mbërrini në aeroport në kohë

Huynh sugjeron të shkoni në aeroport rreth tri orë para nisjes, në mënyrë që të keni kohë të mjaftueshme për regjistrimin, dorëzimin e bagazheve dhe kontrollet e sigurisë.

2. Zgjidhni paraprakisht vendin tuaj në avion

Një vend pranë korridorit ju mundëson të ngriheni dhe të lëvizni më lehtë gjatë fluturimit. Sipas Huynh, lëkundjet gjatë turbulencave mund të ndihen më shumë në pjesën e pasme të avionit.

3. Merrni me vete diçka që ju qetëson

Një libër, muzikë apo një lojë mund t’ju ndihmojë të largoni vëmendjen nga ankthi. Gjithashtu, këshillohet të visheni me rroba të rehatshme dhe të merrni një triko, pasi temperatura në kabinë mund të jetë e ulët.

4. Kontrolloni frymëmarrjen dhe komunikoni me ekuipazhin

Ushtrimet e frymëmarrjes mund t’ju ndihmojnë të qetësoheni para dhe gjatë fluturimit. Nëse ankthi shtohet, mos hezitoni t’i tregoni një anëtari të ekuipazhit se si po ndiheni.

5. Mbajeni rripin e sigurimit të lidhur

Mbajeni rripin të lidhur sa herë që jeni ulur, edhe kur sinjali për vendosjen e tij është i fikur. Dëgjoni udhëzimet e sigurisë dhe kushtojini vëmendje daljeve të emergjencës.

Një përgatitje e mirë, disa masa të thjeshta dhe komunikimi me ekuipazhin mund t’ju ndihmojnë ta përjetoni fluturimin me më shumë qetësi dhe siguri.


Prosit Librin Online