Mijëra të rinj në Liberi pranuan Jezus Krishtin si shpëtimtarin e jetës së tyre, ndërsa një valë zgjimi shpirtëror mes nxënësve dhe studentëve po përhapet me shpejtësi në këtë vend të Afrikës Perëndimore.
Ndërsa në botë po flitet shpesh për një brez që po largohet nga Zoti, në Liberi kjo që po ndodh është diçka e jashtëzakonshme!
Gjithçka nisi në nëntor 2025, kur rreth 400 veta u mblodhën për t’u trajnuar për shërbesë përmes programit të ungjillëzimit të organizatës FORGE, Mes tyre ishin vetëm 28 të rinj e të reja që u përgatitën për të çuar Ungjillin në shkolla dhe kolegje anembanë vendit në Liberi.
Gjatë vitit të fundit, një ekip ungjilltarësh të trajnuar nga shërbesa FORGE raporton për një valë zgjimi shpirtëror në shkollat e shumë qyteteve. FORGE i ka bërë të ditur CBN News se 45 mijë nxënës dhe studentë i janë kthyer Krishtit brenda vetëm një viti, përmes programit të saj të ungjillëzimit dhe dishepullimit, që zhvillohet nëpërmjet kishave.
FORGE është një organizatë e krishterë me seli në Denver, SHBA. Ajo trajnon besimtarë për të përhapur Ungjillin dhe për t’i ndihmuar të tjerët të rriten në besimin e krishterë. Presidenti i saj është ungjilltari Charlie Marq. Lidhur me këtë ngjarje në Liberi, ai tha se zemrat janë më të hapura ndaj Jezusit me shumë se kurrë duke shtuar se kur takojnë vetë Jezusin, Perëndinë e gjallë, gjithçka ndryshon!














