Edhe pse jemi ende në fillim të nëntorit, atmosfera e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri po fillon të ndihet në qytete të ndryshme.
Në Londër, dritat festive janë ndezur në Leicester Square më 1 nëntor 2026, Carnaby Street më 4 nëntor dhe Regent Street më 5 nëntor 2026. Në javët në vijim pritet të ndriçohen edhe zona të tjera të kryeqytetit britanik.
Në Paris, përgatitjet janë në zhvillim, ndërsa ndezja zyrtare e dritave në Champs-Élysées është planifikuar për 22 nëntor. Rreth 400 pemë do të ndriçohen përgjatë bulevardit të famshëm.
Në Milano përgatitjet kanë nisur. Bashkia ka miratuar 70 mijë euro mbështetje për dekorimet festive në rrugët tregtare. Instalimet u lejuan nga 1 nëntori, ndërsa ndezja e dritave është parashikuar nga 15 nëntori.
Berlini është ndër qytetet e para gjermane ku atmosfera festive ka filluar. Në 16 nëntor pritet hapja e tregut të Krishtlindjes pranë Katedrales së Këlnit. Në 20 nëntor pritet hapja e tregut tradicional në Mynih. Ndërsa në 27 nëntor hapet tregu historik Christkindlesmarkt në Nuremberg.
Edhe qytete të tjera evropiane po përgatiten për tregjet tradicionale të Krishtlindjes, përfshirë Vjenën, ku disa tregje pritet të hapen nga 13 nëntori.
Në Shqipëri, zbukurimet për festat e fundvitit zakonisht nisin në gjysmën e dytë të nëntorit, ndërsa ndezja zyrtare e dritave festive bëhet kryesisht në fund të nëntorit ose në fillim të dhjetorit.














