Ambasadori i ri i Izraelit në Shqipëri nis misionin diplomatik me një prezantim të veçantë në shqip

Ambasadori i ri i Izraelit në Shqipëri është Ohad Nakash Kaynar, i cili prezantoi më 1 nëntor 2026 nisjen e misionit të tij diplomatik në Tiranë. Ai pason në këtë post Zonjën Galit Peleg e cila e mbante këtë detyrë që prej vitit 2022. 

Ambasadori i ri i Izraelit e ka nisur ndryshe misionin e tij diplomatik, duke u prezantuar përmes një videoje të realizuar në qendër të Tiranës.

Në video, ai shfaqet duke vizituar Pazarin e Ri, ku blen ullinj, si dhe librarinë Adrion, ku interesohet për libra dhe guida në gjuhën shqipe. Më pas, ambasadori shfaqet në palestër duke ngritur pesha.

Ajo që bie veçanërisht në sy është fakti se ambasadori izraelit komunikon në gjuhën shqipe.

Emërimi i tij në Tiranë vjen në një moment delikat, ku në protestat që kanë nisur prej muajsh, ka pasur elementë të theksuar antisemitë dhe një fushatë anti-Izrael.

Shqipëria dhe Izraeli kanë marrëdhënie diplomatike që prej vitit 1991, ndërsa bashkëpunimi mes dy vendeve është shtrirë në disa fusha, përfshirë sigurinë, ekonominë dhe turizmin.

Prosit Librin Online