1 në 5 njerëz ende pret ta ketë Biblën në gjuhën e vet.  Për miliona njerëz është një ëndërr

Bibla është libri më i shpërndarë dhe më i lexuar i të gjitha kohërave, një libër që ka ndryshuar jetën e miliona njerëzve.

Ndërsa ti e ke në duart e tua, mos e lër të mbetet e pahapur. Për ty është një libër që mund ta lexosh çdo ditë, për miliona njerëz është ende një ëndërr.

Sipas të dhënave të publikuara më 5 nëntor 2026 nga organizata e krishterë Wycliffe Bible Translators UK, 1 në 5 njerëz ende pret ta ketë Biblën në gjuhën e vet.  Në 3 158 gjuhë nga 7 389 gjuhë gjithsej në botë ende nuk është përkthyer asnjë pjesë e Biblës.

Megjithatë, kjo shifër është 46 gjuhë më e ulët se në tetor 2026, çka tregon se po bëhet përparim i madh. Mesatarisht, çdo katër ditë botohet më shumë se një përkthim i ri i Biblës ose i Dhiatës së Re.

Numri i gjuhëve që nuk kanë asnjë pjesë të përkthyer dhe ku nuk po zhvillohet punë përkthimore vijon të bjerë. Aktualisht, puna për përkthimin e Biblës është në proces në 4 351 gjuhë, ose 93 më pak se muajin e kaluar.

Ekipet e përkthimit po punojnë në Afrikë, Azi dhe në zona të largëta indigjene, ndërsa disa komunitete kanë marrë për herë të parë Dhiatën e Re në gjuhën e tyre.

Prosit Librin Online