Aeroporti Schiphol i Amsterdamit, ka anuluar rreth 90 fluturime në nisje, këtë të diel, më 25 tetor 2026. Shkak u bënë erërat e forta të shkaktuara nga stuhia “Boelo”.
Në një njoftim zyrtar, aeroporti Schiphol paralajmëroi se kushtet e pafavorshme atmosferike do të kufizojnë numrin e ngritjeve dhe uljeve gjatë ditës. Erërat e forta kanë kufizuar përdorimin e disa pistave.
Sipas mediave vendase, shumica e fluturimeve të anuluara kishin si destinacion qytete të ndryshme evropiane, përfshirë Parisin, Romën dhe Dublinin.
Aeroporti Schiphol i Amsterdamit, është një nga nyjet kryesore të transportit ajror në Evropë.
Udhëtarët këshillohen të kontrollojnë statusin e fluturimeve të tyre përpara se të nisen drejt aeroportit.
Ndërkaq në disa zona bregdetare të Hollandës, është shpallur alarmi I verdhë për erëra të forta.














