Sa shumë nevojë për lutje! UNICEF: 114 fëmijë të vrarë dhe mbi 1 mijë të plagosur në Ukrainë në vetëm dhjetë muaj

Të paktën 114 fëmijë janë vrarë dhe 1,030 të tjerë janë plagosur në Ukrainë nga janari deri në tetor të këtij viti, duke shënuar numrin më të lartë të viktimave në mesin e fëmijëve në gati katër vjet. Të dhënat janë bërë publike nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF).

Sipas organizatës, shifrat përfaqësojnë një mesatare prej më shumë se tre fëmijësh të vrarë ose të plagosur çdo ditë. Ato janë verifikuar nga Misioni i Monitorimit të të Drejtave të Njeriut i OKB-së në Ukrainë.

“Jeta e këtyre fëmijëve është ndërprerë ose shkatërruar përgjithmonë”, deklaroi Louise Waterridge, përfaqësuese e UNICEF-it në Ukrainë, gjatë një komunikimi me gazetarët në Gjenevë, nga Kievi.

Ajo theksoi se numri i fëmijëve të vrarë gjatë këtij viti është më shumë se 20 % më i lartë krahasuar me totalin e vitit 2025, ndërsa numri i të plagosurve është rritur me afro 60 %.

UNICEF e cilësoi këtë zhvillim si një përshkallëzim shqetësues të dhunës ndaj fëmijëve. Organizata paralajmëroi se sulmet me raketa dhe dronë vazhdojnë të kërcënojnë jetën e tyre në banesa, shkolla dhe komunitete, përfshirë edhe zonat larg vijës së frontit.

GNA News të fton: Lutu për fëmijët, për jetën e tyre të pafajshme dhe për paqen në Ukrainë!

Prosit Librin Online