Shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, thirrje shteteve të Europës!

Shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk reagoi në lidhje me protestat që po shënohen në disa shtete të Europës javët e fundit, përfshirë edhe Shqipërinë!

Volker Turk u bëri thirrje shteteve që të angazhohen me protestuesit, veçanërisht me të rinjtë dhe të ndërmarrin hapa konkretë për të adresuar shqetësimet e tyre.

“Dënoj të gjitha aktet e dhunës dhe u bëj thirrje të gjithë të përfshirëve të ulin tensionet dhe të parandalojnë dhunën e mëtejshme. Rruga më e mirë dhe e vetme përpara është dialogu gjithëpërfshirës dhe i sigurt.“ u shpreh Shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk

Sipas tij, shtetet duhet të angazhohen me protestuesit, veçanërisht me të rinjtë, në dialog kuptimplotë, gjithëpërfshirës dhe konstruktiv, dhe të ndërmarrin hapa konkretë për të adresuar shqetësimet legjitime dhe themelore të të drejtave të njeriut lidhur me arsimin, shërbimet publike, strehimin, rritjen e kostos së jetesës dhe pabarazinë”, shkruan në mesazhin e tij Volker Turk.

Prosit Librin Online