Një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të ndodhë kurrë. Ky është mesazhi kryesor i “Deklaratës së paqes”, të miratuar presidenti amerikan Donald Trump, presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti kinez Xi Jinping, pas takimit të tyre trepalësh në Shenzhen të Kinës.
Samiti historik u zhvillua më 19 nëntor 2026, në kuadër të takimit të liderëve të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC). Dokumenti u publikua nga agjencia shtetërore kineze Xinhua dhe Kremlini, ndërsa përmbajtja e tij u raportua nga mediat ndërkombëtare.
Përveç çështjes së armëve bërthamore, dokumenti përfshin edhe angazhime për bashkëpunim në sektorin e energjisë, furnizimet me naftë, reformimin e Kombeve të Bashkuara dhe çështjen e imunitetit të zyrtarëve shtetërorë përballë juridiksionit ndërkombëtar.
Në lidhje me sigurinë bërthamore, tre fuqitë e mëdha SHBA-ja, Rusia dhe Kina janë shprehur në favor të zhvillimit të dialogut për reduktimin e rreziqeve bërthamore, parandalimin e përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë dhe ruajtjen e stabilitetit ndërkombëtar.

Një tjetër pikë e rëndësishme e deklaratës lidhet me energjinë. Tre shtetet synojnë të forcojnë bashkëpunimin për rritjen e prodhimit dhe furnizimit me produkte të rafinuara të naftës, duke theksuar rëndësinë e zinxhirëve të qëndrueshëm të furnizimit me energji.
Liderët kanë shprehur gjithashtu mbështetje për reformimin e OKB-së dhe kanë ngritur çështjen e mbrojtjes së imunitetit të zyrtarëve shtetërorë nga ndjekjet penale në gjykatat ndërkombëtare.














