Izraeli voton sot! Zgjedhje vendimtare për të ardhmen politike të vendit

Sot në 27 tetor 2026, Izraeli mban  zgjedhjet parlamentare që konsiderohen të rëndësishme  për vendin. 

Rreth 7,3 milionë qytetarë izraelitë kanë të drejtë vote, ku do të  zgjidhen 120 deputetët e Knessetit, parlamentit izraelit. Kryeministri Benjamin Netanyahu kërkon të qëndrojë në pushtet ndërsa rivali kryesor është Gadi Eisenkot, ish-shef i ushtrisë izraelite. Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe shumica mbyllen në 22:00, sipas orës lokale.

Sipas BBC, rreth 70 mijë izraelitë janë kthyer nga jashtë vendit për të votuar, ndërsa rreth gjysmë milioni qytetarë do të votojnë për herë të parë.

Sondazhet parazgjedhore tregojnë se koalicioni i kryeministrit Benjamin Netanyahu mund të humbasë shumicën në Knesset, parlamentin izraelit me 120 vende. Megjithatë, edhe opozita rrezikon të mos sigurojë 61 mandatet e nevojshme për formimin e qeverisë, duke e bërë të pasigurt konfigurimin politik pas zgjedhjeve.

Këto janë zgjedhjet e para parlamentare që nga sulmet e 7 tetorit 2023 dhe lufta në Gaza. Rezultati mund të ndikojë ndjeshëm në drejtimin politik të Izraelit dhe marrëdhëniet në Lindjen e Mesme. 

Prosit Librin Online