Izraeli përballet me një periudhë pasigurie politike pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, 2026, të cilat nuk prodhuan një shumicë të qartë për formimin e qeverisë së re.
Sipas rezultateve të publikuara më 30 tetor 2026, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, blloku i kryeministrit Benjamin Netanyahu siguroi 53 vende në parlament, ndërsa blloku opozitar i drejtuar nga Gadi Eisenkot fitoi 48 vende.
Partitë arabe arritën një rezultat historik, duke siguruar 19 vende në Knesset, parlamentin izraelit me 120 deputetë.
Për formimin e qeverisë nevojiten të paktën 61 mandate, çka do të thotë se asnjëri prej dy blloqeve kryesore nuk ka shumicën e nevojshme.
Partitë politike përballen me zgjedhje të vështira: krijimin e një koalicioni të gjerë, bashkëpunimin me partitë arabe ose mundësinë e zgjedhjeve të reja nëse negociatat dështojnë.
Numërimi i votave ka përfunduar, por rezultatet ende duhet të certifikohen zyrtarisht dhe t’i dorëzohen presidentit të vendit të mërkurën e ardhshme dt 4 nëntor 2026.














