Grupi i njohur i muzikës së krishterë Hillsong Worship ka njoftuar rikthimin me këngë të reja dhe albumin “Holy Is the Name” (i Shenjtë është Emri).
Në 23 tetor 2026, u publikuan tri këngë të reja ndërsa në 19 shkurt 2027, pritet publikimi i albumit të plotë. Tri këngët reja titullohen: “Praise the Lord, Hallelujah, Amen”, “As You Are” dhe “Flood”.
Projekti është frymëzuar nga vargu biblik “Jini të shenjtë, sepse unë jam i shenjtë.” 1 Pjetrit 1:16:
Hillsong Worship është një nga grupet më të njohura të muzikës së krishterë bashkëkohore në botë. Grupi e ka zanafillën në vitin 1983, në Australi, si pjesë e shërbesës muzikore të kishës Hillsong, në Sidnei.
Gjatë dekadave, Hillsong Worship ka ndikuar në muzikën e adhurimit në shumë vende të botës, përmes këngëve që janë kënduar në mijëra kisha.
Ndër këngët më të njohura janë “Shout to the Lord”, “Mighty to Save”, “What a Beautiful Name” dhe “Who You Say I Am”.
Në vitin 2018, grupi fitoi çmimin prestigjioz Grammy për këngën “What a Beautiful Name”.














