Gjykata Kushtetuese shqyrtoi kërkesën për shfuqizimin e ligjit për barazinë gjinore, vendimi pritet në ditët në vijim

Gjykata Kushtetuese mbajti sot më 16 nëntor 2026, në orën 10:00, seancën plenare publike për shqyrtimin e kërkesës së Koalicionit Shqiptar pro Familjes dhe Jetës dhe dy organizatave të tjera për shfuqizimin e ligjit për barazinë gjinore.  Diskutimet vijuan për rreth  6 orë. Vendimi i Gjykatës pritet të merret në ditët në vijim.

Kërkesa u dorëzua më 5 janar 2026, me objekt pezullimin e menjëhershëm të zbatimit të ligjit nr. 64/2025.

Kërkuesit pretendojnë se ligji binte ndesh me Kushtetutën dhe me marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara nga Shqipëria. Sipas tyre ky projektligj do të ketë pasoja për edukimin e fëmijëve, familjen dhe lirinë e besimit.

Më 12 Mars 2026, Gjykata vendosi ta kalojë çështjen për shqyrtim në seancë publike.

Kuvendi i Shqipërisë e miratoi ligjin nr. 64/2025 “Për barazinë gjinore” më 6 nëntor 2025, me 77 vota pro dhe 37 kundër dhe asnjë apstenim.

Deri në një vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese, ligji mbetet në fuqi.

Prosit Librin Online