Në një intervistë të botuar nga The Guardian më 3 nëntor 2026, shkencëtari Geoffrey Hinton përdori metaforën e Çernobilit për të përshkruar një incident të rëndë që mund të shkaktohet nga Inteligjenca Artificiale.
Sipas tij, një inicident i tillë mund mund të ndodhë në fund të vitit 2026 ose gjatë vitit 2027. Studiuesi britaniko-kanadez i informatikës dhe një nga pionierët e inteligjencës artificiale dha dy shembuj hipotetikë: një sulm që do të shkaktonte probleme të mëdha në furnizimin me energji elektrike dhe një incident që do ta nxirrte jashtë funksionit sistemin financiar për një javë.
Hinton i bëri deklaratat për The Guardian para një shfaqjeje të dokumentarit AI: Probably Nothing to Worry About, të transmetuar nga kanali britanik Channel 4.
Bashkëfitues i Nobelit në Fizikë në 2024, Hinton është profesor emerit në Universitetin e Torontos. Në vitin 2023 u largua nga Google për të folur më lirshëm në publik për rreziqet e inteligjencës artificiale.
Puna e tij mbi rrjetet nervore artificiale, që u mundësojnë kompjuterëve të mësojnë nga të dhënat, ndihmoi në zhvillimin e inteligjencës artificiale moderne.
Shkencëtari kritikon drejtuesit e gjigantëve teknologjikë, duke i akuzuar se vendosin fitimet përpara sigurisë, ndërsa kërkon kontrolle të detyrueshme dhe të pavarura për sistemet më të avancuara të inteligjencës artificiale.














