Forrest Frank njofton albumin e ri “The Jesus Generation”. Artisti me mbi 4 miliardë dëgjime, ndërmori një turne historik

Këngëtari amerikan i muzikës së krishterë, Forrest Frank, ka njoftuar publikimin e albumit “The Jesus Generation”,më 4 dhjetor 2026, si dhe një projekt kinematografik për vitin 2027.

Njoftimi vjen pas një turneu veror me bileta të shitura plotësisht, i cili mblodhi dhjetëra mijëra fansa në arena dhe stadiume në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

Më 23 tetor 2026, ai njoftoi gjithashtu se përvoja e koncerteve të tij, të përqendruara te shërbesa e krishterë, do të silleshin në ekranin e madh përmes filmit “The Jesus Generation Movie”. Filmi, i realizuar nga Lionsgate dhe Kingdom Story Company, është planifikuar të shfaqet në vitin 2027.

Frank, baba i dy fëmijëve solli muzikën e adhurimit në disa prej ambienteve më të mëdha të koncerteve në SHBA gjatë verës.

Gjatë një koncerti më 28 korrik 2026, në Louisville, ku morën pjesë afro 20 mijë njerëz, Forrest Frank ndërpreu interpretimin për të ndarë dëshminë e tij personale. Këngëtari, tregoi për kërkimin e tij për përmbushje personale përpara se të përqafonte besimin.

“Kam provuar gjithçka”, u shpreh ai, ndërsa ishte ulur përpara një pianoje të bardhë. Më pas vazhdoi: Nga thellësia e zemrës sime, me gjithë qenien time, Jezusi është e vetmja përgjigje. Jezusi është i vetmi që të përmbush. Mijëra të pranishëm iu përgjigjen thirrjes për të ndjekur Krishtin.

Me mbi 4 miliardë dëgjime në platformat muzikore dhe çmime prestigjoze, Forrest Frank është këngëtar amerikan i muzikës së krishterë bashkëkohore dhe flet hapur për besimin e tij te Jezus Krishti.

GOOD DAY” është një nga këngët më të njohura të Forrest Frank. Një tjetër hit i tij është “YOUR WAY’S BETTER”, që ka fituar shumë popullaritet në rrjetet sociale.

Burimi: The Christian Post

Prosit Librin Online