Filmi biblik “Daniel: The Fiery Furnace” vijon rrugëtimin në kinematë ndërkombëtare!

Pas premierës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më 18 shtator 2026, filmi biblik “Daniel: The Fiery Furnace”, vijon rrugëtimin e tij ndërkombëtar.

Ky produksion, një dramë epike biblike, sjell në ekran historinë e profetit Daniel dhe tre miqve të tij gjatë robërisë babilonase. Rrëfimi vë në qëndër  besnikërinë e Danielit dhe miqve të tij ndaj Perëndisë, përballë kërcënimeve të mbretit Nebukadnetsar.

Sipas Biblës, tre miqtë e Danielit u hodhën  në një furrë të nxehur shtatë herë më shumë se zakonisht. Nxehtësia ishte aq e madhe sa flakët vranë ushtarët që  i hodhën në të. Megjithatë, tre të rinjtë dolën mrekullisht të padëmtuar nga flakët.

Danieli 3:23-27

‘‘Dhe këta tre burra, Shadraku, Meshaku, dhe Abed-negoi, ranë të lidhur në mes të furrës me zjarr përvëlues.

 Atëherë mbreti Nebukadnecar u shtang, u çua me nxitim, dhe foli e u tha këshilltarëve të vet: A nuk hodhëm tre burra të lidhur në mes të zjarrit? Ata u përgjigjën e i thanë mbretit: Vërtet, o mbret!

 Ai u përgjigj dhe tha: Ja, unë shoh katër burra të lirë, duke ecur në mes të zjarrit, dhe që s’kanë asnjë dëm; dhe forma e të katërtit është si Biri i Perëndisë!

Atëherë Nebukadnecari u afrua te goja e furrës me zjarr përvëlues, foli, dhe i tha Shadrakut, Meshakut, dhe Abed-negoit: Ju shërbëtorë të më të lartit Perëndi, dilni dhe ejani këtu! Atëherë Shadraku, Meshaku, dhe Abed-negoi dolën nga mesi i zjarrit‘‘.

Dhe princat, qeveritarët, komandantët, këshilltarët e mbretit, të mbledhur së bashku, i panë këta burra, mbi trupat e të cilëve zjarri nuk kishte fuqi; as një flok i kokës së tyre nuk qe përcëlluar, as tunikat e tyre nuk ishin ndryshuar, madje në ta nuk kishte mbetur as era zjarr.

“Daniel: The Fiery Furnace”

Realizimi i këtij produksioni ka kërkuar një punë të gjatë për të sjellë në ekran historinë biblike të Danielit. Në rolin e Danielit interpreton Mena Massoud, i njohur për filmin Aladdin, ndërsa aktori Elijah Alexander, i njohur nga seriali The Chosen, interpreton mbretin Nebukadnetsar.

Filmi është realizuar nga vëllezërit Matthew dhe Daniel Kooman, të cilët kanë marrë përsipër regjinë, skenarin dhe produksionin.

Filmi “Daniel: The Fiery Furnace” përcjell mesazhe besimi dhë qëndrese përballë sprovave.

Prosit Librin Online