Më 2 gusht 2027, bota do të përjetojë një nga eklipset totale diellore më spektakolare të shekullit. Gjatë këtij fenomeni astronomik, Hëna do të kalojë përpara Diellit dhe do të bllokojë plotësisht dritën e tij për zonat që ndodhen përgjatë brezit të eklipsit.
Në disa vende, errësira totale do të zgjasë deri në 6 minuta e 23 sekonda. Kjo do të jetë nje nga kohëzgjatjet më të gjata të një eklipsi total diellor në shekullin XXI.
Errësira e plotë do të shihet vetëm përgjatë brezit të eklipsit, që kalon në jug të Spanjës, Gjibraltar, Marok, Algjeri, Tunizi, Libi, Egjipt, Arabinë Saudite, Jemen, Sudan dhe Somali. Në pjesë të tjera të Evropës, Afrikës dhe Azisë do të shihet vetëm si eklips i pjesshëm, duke u ofruar miliona njerëzve mundësinë për të parë një nga shfaqjet më të rralla të natyrës.
Qielli do të errësohet, temperatura mund të ulet dhe yjet e planetët më të ndritshëm mund të bëhen të dukshëm për pak minuta, ndërsa kurora e Diellit do të shfaqet rreth Hënës. Eklipsi do të shihet pjesërisht edhe në Shqipëri, por jo si errësirë totale.
Eklipsi i radhës pritet të ndodhë më 22 korrik 2028. Rruga e eklipsit do të kalojë kryesisht mbi Australinë, Zelandën e Re dhe pjesë të Oqeanit Paqësor.














