Sipas meteorologëve, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike gjatë kësaj jave, me reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit dhe shtrëngata në disa qarqe. Pavarësisht reshjeve, temperaturat do të mbeten relativisht të larta për periudhën, ndërsa në zonat malore priten edhe reshje të dobëta dëbore gjatë fundjavës.
Në veri dhe Shqipërinë e Mesme priten reshje mesatare deri intensive, në jug parashikohen reshje të dobëta deri mesatare. Ndërkaq në Shkodër, Lezhë, Durrës dhe Elbasan priten edhe shtrëngata. Për fundjavën parashikohen reshje të dobëta dëbore në zonat malore.
16–20 nëntor: reshje shiu dhe mundësi për shtrëngata.
21–22 nëntor: rënie e temperaturave dhe intervale me kthjellime.
23–25 nëntor: rikthim i reshjeve dhe mot më i freskët.
26–29 nëntor: mot më i qëndrueshëm në disa ditë, por me mundësi reshjesh.
Ndonëse nëntori është muaji që shënon afrimin e dimrit dhe karakterizohet nga një rënie graduale e temperaturave, kushtet atmosferike mund të sjellin ende ditë relativisht të ngrohta për këtë periudhë të vitit.
Megjithatë, ditët në vazhdim shtimi i reshjeve, ulja e temperaturave gjatë natës dhe mundësia e reshjeve të dëborës në zonat malore janë tregues të afrimit gradual të dimrit.














