Hapet për publikun në Izrael një kompleks arkeologjik me kishë bizantine dhe tunele të lashta

Mbetjet e një kishe bizantine me mozaikë shumëngjyrësh dhe një rrjet tunelesh të lashta janë hapur për publikun në Horbat Burgin, në kodrat e Judesë, në Izrael. Hapja e kompleksit u raportua më 12 nëntor 2026, pas punimeve të gërmimit dhe ruajtjes.

Në periudhën bizantine, në këtë vend u ndërtua një kishë me dysheme të zbukuruar me mozaikë, pranë një kompleksi manastiror. Gërmimet nxorën në dritë edhe pjesë të një vendbanimi që daton nga periudha e Tempullit të Dytë.

Tunelet e gdhendura në shkëmb u përdorën nga kryengritësit hebrenj për t’u fshehur nga ushtria romake gjatë revoltës së Bar Kokhbës. Sipas arkeologut Amir Ganor, vizitorët mund të përshkojnë rreth 200 metra të rrjetit nëntokësor.

Arkeologët gjatë gërmimeve, dokumentuan edhe një shpellë varrimi të krishterë nga periudha bizantine dhe kryqe të gdhendura në një cisternë në formë kambane.

Kompleksi arkeologjik me kishë bizantine dhe tunele të lashta është i hapur gjatë gjithë ditës dhe hyrja është falas. Shëtitja në kompleks zgjat rreth 2-3 orë. / The Times of Israel.

Prosit Librin Online