Analiza e Stanfordit: Kur i ndihmon inteligjenca artificiale nxënësit të mësojnë?

Më 10 nëntor 2026, nisma SCALE e Universitetit Stanford publikoi një përmbledhje të 52 punimeve kërkimore për ndikimin e IA-së në arsim. Analiza shtoi 32 punime pas analizës së marsit 2026.

Disa studime gjetën se IA-ja mund ta ndihmojë të nxënit kur shpjegon koncepte, udhëzon ushtrimet ose jep komente për punën e nxënësit. Studime të tjera nuk gjetën përmirësim krahasuar me materialet ose platformat e zakonshme të ushtrimit.

Në një studim me studentë në SHBA, ata që e përdorën IA-në kryesisht për të hartuar ese prodhuan punime më të mira ndërsa kishin qasje te mjeti. Përparësia u zhduk në një ese të mëvonshme që e shkruan vetë.

Në një studim me studentë në Kanada, fillestarët që përdorën IA-në për të gjeneruar zgjidhje të plota dolën mirë në detyrë, por treguan kuptim të kufizuar të zgjidhjes dhe të koncepteve që qëndronin pas saj.

Disa studime treguan se IA-ja mund të kursejë kohë në përgatitjen e mësimit. Në studime të tjera, mësuesit që morën sugjerime nga IA-ja dhanë më shumë komente dhe me cilësi më të lartë për punën e nxënësve, pa shpenzuar më shumë kohë.

Po, nxënësit mund ta përdorin IA-në për të kuptuar mësimin, për t’u ushtruar dhe për të marrë komente mbi punën që kanë bërë vetë. Analiza e Stanfordit gjeti rezultate më premtuese për këto përdorime. Kur nxënësit ia delegojnë Inteligjences Artificiale zgjidhjen e plotë, disa studime tregojnë se mund të kenë më shumë vështirësi kur u duhet ta bëjnë vetë një detyrë të ngjashme.

Për shembull, në matematikë nxënësi mund ta provojë fillimisht ushtrimin vetë dhe pastaj të pyesë IA-në: “Te cili hap kam gabuar? Më jep një udhëzim që ta vazhdoj vetë.”

Prosit Librin Online