Komisioni Europian rekomandon qytetarët të përgatiten për emergjenca 72 orëshe për të përballuar krizat

Komisioni Europian publikoi udhëzime të reja që rekomandojnë përgatitjen e qytetarëve për të përballuar të paktën 72 orët e para të një situate emergjente.

Sipas zv/presidentes së Komisionit Europian, Roksana Minzatu strategjia e re është titulluar me emrin “Unioni në gatishmëri” dhe u jep këshilla qytetarëve sesi të jenë në gjendje të mbijetojnë në ditët e para të ndërprerjes së papritur të furnizimeve.

Rekomandohet që familjet të kenë rezerva me ujë, ushqime që ruhen gjatë, ilaçe, mjete komunikimi dhe sende të tjera të domosdoshme.

Sipas Euronews, strategjia e zbuluar të mërkurën nga Komisioni Evropian përfshin një listë me 30 veprime konkrete që thotë se shtetet anëtare të BE-së duhet të ndërmarrin për të rritur gatishmërinë e tyre kundër krizave të mundshme në të ardhmen, duke filluar nga fatkeqësitë natyrore dhe aksidentet industriale deri te sulmet nga aktorët keqdashës në fushën kibernetike ose ushtarake.

Komisioni Europian ka propozuar që 23 tetori të shpallet Dita Europiane e Gatishmërisë ndaj Emergjencave, duke filluar nga viti 2027.

Data është zgjedhur sepse më 23 tetor 2001 u krijua Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së. Kjo ditë synon të ndërgjegjësojë qytetarët për përgatitjen ndaj krizave, fatkeqësive natyrore dhe emergjencave të tjera.

Prosit Librin Online