Presidenti i El Salvadorit mbeshtet leximin e Biblës në shkolla. Rikthehet në vëmendje biseda e tij me një nxënës

Një deklaratë e presidentit të El Salvadorit, Nayib Bukele, e bërë publike që në vitin 2021, rikthehet në vëmendje për mesazhin e saj mbi rëndësinë e Biblës në shkolla.

Gjatë një bashkëbisedimi me një nxënës, i cili e pyeti nëse do të lejonte leximin e Biblës në institucionet arsimore, Bukele u shpreh në mbështetje të kësaj të drejte.

Bukele theksoi se Fjala e Zotit ka fuqinë të sjellë ndryshime në jetën e njerëzve, përfshirë edhe ata që ndodhen në situata të vështira.

Ai kritikoi kufizimet ndaj predikimit në hapësirat publike dhe vështirësitë që hasin pastorët për të predikuar në burgje.

Bukele, i cili u rizgjodh president në shkurt të vitit 2024, vijon të drejtojë El Salvadorin, ndërsa qëndrimet e tij publike mbi besimin dhe rolin e tij në shoqëri kanë tërhequr vëmendje edhe jashtë vendit.

Deklarata e presidentit Bukele është pasqyruar në mediat e krishtera dhe është shpërndarë në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen për qëndrimin e tij  mbi rolin e Biblës dhe të besimit në edukimin e brezave të rinj.

Prosit Librin Online