Sipas një raporti të publikuar nga organizata Intersociety, mbi 3,000 të krishterë janë vrarë dhe afro 3,200 janë rrëmbyer në Nigeri gjatë tetë muajve të parë të vitit 2026.
Organizata për të drejtat e njeriut Intersociety, e publikoi raportin mbi dhunën ndaj të krishterëve në Nigeri për periudhën janar – gusht 2026. Raporti ndër të tjera tregon se
400 kisha janë sulmuar dhe 25 priftërinj dhe pastorë janë vrarë, rrëmbyer ose sulmuar.
Organizata ia atribuon këto sulme grupeve ekstremiste islamiste.
Nigeria prej vitesh përballet me një krizë të rëndë sigurie, ku sulmet e grupeve ekstremiste islamiste, përfshirë Boko Haram dhe ISWAP, kanë shkaktuar mijëra viktima dhe zhvendosjen e shumë komuniteteve.
Të krishterët janë ndër komunitetet me te prekura nga dhuna, veçanërisht në veri dhe në rajonet qendrore të vendit, ku janë raportuar sulme ndaj kishave, fshatrave dhe besimtarëve.














