Tensionet në Lindjen e Mesme, Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose do të përshkallëzoj konfliktin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po shqyrton nëse do të arrijë një marrëveshje me Iranin apo do ta përshkallëzojë konfliktin, duke argumentuar se Uashingtoni tani kontrollon Ngushticën e Hormuzit.

Pyetja e vetme është: A t’i shkatërroj ata ? – gjë që do të ishte shumë e lehtë për t’u bërë – apo të bëj një marrëveshje me ta? Ata nuk janë goditur kurrë kaq rëndë. Mbani mend, ne tani kontrollojmë Ngushticën e Hormuzit. Ata nuk marrin asgjë. Ne marrim gjithçka”, tha Presidenti Donald Trump,  në një intervistë telefonike per Fox News.

Me heret,Trump sinjalizoi se Uashingtoni mund të ndërmarrë sulme të reja ushtarake ose të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, duke vënë në pikëpyetje nëse Teherani do t’i respektojë zotimet e mundshme, ndërsa pretendoi se cilido prej këtyre skenarëve do të përbënte fitore për SHBA-në.

Kontrolli mbi Ngushticën e Hormuzit mbetet një nga pikat kryesore të mosmarrëveshjes në luftën me Iranin, e cila shpërtheu në fund të shkurtit 2026, pas sulmeve të përbashkëta amerikano-izraelite, pavarësisht përpjekjeve për armëpushim dhe një memorandumi për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare paqeje.

Prosit Librin Online